O’Connell uron Uta Ibrahimin, e quan të mahnitshme

Lajme

O’Connell uron Uta Ibrahimin, e quan të mahnitshme

Më: 22 maj 2017 Në ora: 20:09
Uta Ibrahimi

Alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”, mori urime të shumta.

Atë sot e uroi edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Ai shkroi se kjo është një arritje madhështore.

“Urime Uta Ibrahimi ! Arritje e mahnitshme. Është e mrekullueshme të shohësh njerëz krenarë nga Kosova duke arritur madhështi”, ka shkruar O’Connell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat