Milaim Zeka me lot në sy: Zoti e marroftë Hashim Thaçin

Lajme

Milaim Zeka me lot në sy: Zoti e marroftë Hashim Thaçin

Nga: B.S Më: 22 maj 2017 Në ora: 20:37
Milaim Zeka

Milaim Zeka ka qenë I ftuar këtë javë në “n’Kosovë Show”.

Në këtë emision ai foli për hyrjen e tij në politikë dhe planet e tij nëse zgjedhet deputet. 

Zeka gjatë emisionit foli edhe për kolegun e tij të ndjerë, Tahir Deskun, për të cilin u përlot teksa fliste.

Milaim Zeka tregoi se çka kishte folur në varrimin e Tahir Deskut, duke lënë fajtor Hashim Thaçin për gjendjen e tij.

“O Tahir Destu, ti na i ke dhënë 700 orë raportime nga lufta, dora jote na i ka shkruar vargjet më të bukura për dëshmorë. Dhe ne të kena lanë pa punë, t’kena lanë pijanec, pa shpi, pa banesë. Zoti e marroftë Hashim Thaçin, Agim Çekun e të gjithë me radhë”, u shpreh Zeka, përcjell Bota sot.

Në minutën e 53-të mund ta dëgjoni deklaratën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat