Shpërthimi në Mançester ia copëton këmbët vajzës (+18)

Lajme

Shpërthimi në Mançester ia copëton këmbët vajzës (+18)

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:15
Në video shihet se si kësaj femre pantallonat i janë shqyer dhe mbuluar në gjak, kurse nga këmbët i rrjedh gjak në sasi të madhe.

Pas shpërthimit të mbrëmshëm në Mançester pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande, në internet po qarkullon një video rrëqethëse ku shihen këmbët e plagosura rëndë të një vajze.

Në video shihet se si kësaj femre pantallonat i janë shqyer dhe mbuluar në gjak, kurse nga këmbët i rrjedh gjak në sasi të madhe.

Kjo femër çuditërisht dukej e qetë, kurse njerëzit që ishin rreth saj vazhdimisht bërtisnin dhe mundoheshin t’ia mbështjellin këmbët që t’i ndalin gjakderdhjen.

Policia angleze ka konfirmuar se në këtë sulm të përgjakshëm kanë humbur jetën 22 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

Sipas informatave të fundit në këtë sulm janë plagosur edhe 59 persona tjera, lajm ky të cilin e ka konfirmuar edhe policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat