Njihuni me heroinën nga Mançesteri e cila i shpëtoi 50 fëmijë

Lajme

Njihuni me heroinën nga Mançesteri e cila i shpëtoi 50 fëmijë

Më: 23 maj 2017 Në ora: 15:07
Pola Robinson

Pola Robinson 48-vjeçe, ishte gjendur në stacionin e trenit jo larg nga vendi ku është mbajtur koncerti. Ajo ishte me burrin në momentin kur shpërtheu bomba artizanale mbi qindra adoleshentë, që kishin shkuar për ta ndjekur për së afërmi këngëtaren e tyre të preferuar Ariana Grande.

Në shpërthimin në Manchester Arena kanë humbur jetën 22 persona në mesin e tyre edhe fëmijë, si dhe janë plagosur 59 persona tjerë. Ndërkaq, policia beson se edhe vetë sulmuesi e ka pësuar në këtë shpërthim.

Robinson ka pranuar se kishte filluar të vrapojë sapo që kishte dëgjuar shpërthimin, duke u bërë thirrje adoleshentëve të shokuar që të vrapojnë pas saj. Ajo i kishte strehuar në një hotel, kurse numrin e saj të telefonit e kishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale, me qëllim që prindërit e brengosur ta kontaktojnë.

“Prindërit në mënyrë të përkryer kanë filluar kërkimin e fëmijëve të tyre. Rreth 50 fëmijë janë me mua dhe po presim që t’i marrin prindërit. Ata janë në një vend të sigurt dhe po kujdesemi për ta”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat