Vritet në Siri, pjesëtari i ISIS-it nga Mitrovica

Lajme

Vritet në Siri, pjesëtari i ISIS-it nga Mitrovica

Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

?Edhe një tjetër shqiptar nga Kosova, luftëtar i ISIS’it është vrarë në Siri.

Media merr vesh se D.S nga Mitrovica është vrarë këto ditë në Siri. Shqiptari nga Kosova mbeti i vrarë gjatë luftimeve të fundit në Mosul.

I riu nga Mitrovica nuk ishte shqiptari i vetëm që ka marr pjesë në këtë përleshje mes grupeve terroriste në Mosul. Dyshohet se edhe shtetas tjerë nga Kosova kanë qenë të përfshirë në luftime, në përkrahje të ISIS’it. Por, ende nuk ka informacione për fatin e tyre.

Media merr vesh se familja e të ndjerit tashmë ka hapur të pame në vendin e tij të lindjes, në Mitrovicë.

Ndryshe, numri i qytetarëve nga Kosova të vrarë në luftime në Siri e Irak ka kaluar mbi 50 sosh. Derisa, sipas autoriteteve të sigurisë në Kosovë, numri i pjesëmarrësve në ISIS nga vendi ynë e kalon mbi 300 pjesëtarë nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat