Edhe vajza e Naim Tërrnavës kandidate për deputete, ja në cilën listë bën pjesë ajo

Lajme

Edhe vajza e Naim Tërrnavës kandidate për deputete, ja në cilën listë bën pjesë ajo

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:02
Refiqe Tërrnava Beka

Koalicionet parazgjedhore të partive politike kanë bërë bashkë edhe kandidatë të ndryshëm brenda listave për deputetë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

Duke pasur të kufizuar numrin e kandidatëve, partitë kanë zgjedhur ata të cilët besojnë se kanë ndikimin më të madh.

Këtë gjë e ka bërë edhe AKR-ja, e cila në listën e saj ka futur edhe vajzën e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Refiqe Tërrnava Beka. Ajo mban numrin 51 në listën e përbashkët të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

E për shkak të ndikimit, AKR ka futur në listë edhe një këngëtar me emër në vend. Labinot Tahiri është zyrtarizuar si kandidat me numrin 10-të në këtë listë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat