Hapet Panairi Ndërkombëtar "Porta e Ballkanit"

Lajme

Hapet Panairi Ndërkombëtar "Porta e Ballkanit"

Më: 24 maj 2017 Në ora: 07:39
Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS 2017

I njohur si "Porta e Ballkanit", sot hapet Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS 2017, cili mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Panairi do të jetë i hapur deri më 27 maj dhe njëherit është ndër panairet më të mëdha në rajon dhe i vetmi në vend, i dedikuar ekskluzivisht fushave të ndërtimtarisë, energjisë dhe teknikës.

Panairi EXPOKOS , sjell kompani me renome botërore të cilat kanë mundësinë e krijimit të partneriteteve afatgjata por edhe mundësinë e  shitjes direkte pranë një numri të madh vizitorësh. Në EXPOKOS, kompani të shumta kanë mundësi të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre duke shfrytëzuar prezencën e institucioneve, mediave, vizitorëve profesionistë e publik. EXPOKOS është vendi ku takohen prodhues dhe furnitorë nga vendi dhe bota të të gjitha fushave të ndërtimit, energjisë dhe teknikës, si çdo edicion tjetër, edhe kësaj radhe mirëpret kompani të shumta nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Greqia e shumë të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat