Kosova pushton majën më të lartë të botës

Lajme

Kosova pushton majën më të lartë të botës

Më: 24 maj 2017 Në ora: 08:57
Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula

Alpinistët nga Kosova, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi Alpin Prishtina, pushtuan Everestin dhe ngrenë flamujt kombëtar e shtetëror në majën më të lartë të botës.

Ekspedita e parë e ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë klub nga Kosova, përfundoi me sukses, pas pothuajse dy muajsh përgatitjesh dhe aklimatizimi rrëzë malit më të lartë në botë.

Kjo arritje sipas Federatës së Alpinizmit është bërë me buxhet minimal.

Me këtë arritje, alpinistët e Kosovës arritën ta fusin Kosovën në listën e shteteve të botës që e kanë pushtuar majën më të lartë në botë.

Para tyre ka qenë edhe shqiptarja tjetër nga Kosova, Flutura Ibrahimi – Uta që arrit të pushojë Everestin ditë më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat