Aprovohet Korniza për Partneritet ndërmjet Kosovës dhe BB-së

Lajme

Aprovohet Korniza për Partneritet ndërmjet Kosovës dhe BB-së

Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka aprovuar Kornizën për Partneritet ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për periudhën 2017-2021.

Ministria e Financave njofton se aprovimi i kësaj kornize është dëshmi e vazhdimit të mbështetjes së fuqishme të Bankës Botërore për Kosovën dhe institucionet e saja.

Korniza për Partneritet ndërmjet të Kosovës dhe Bankës Botërore ka nëntë objektiva kryesore të cilat janë të grupuara në tre fusha kryesore: përmirësimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe punësimit; forcimi i dhënies së shërbimeve publike si dhe menaxhimi makro-fiskal; si dhe promovimi i energjisë së qëndrueshme dhe mbrojtja e ambienti.

Gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare, Banka Botërore pritet që të investojë në Kosovë mbi 210 milion dollarë. Në dokument thuhet se në FY17 do të investohen 24 mil, në FY18, FY19, FY20 do të investohen nga 35-53 mil, kurse në FY21 rreth 40 mil, në projekte të shumta në sektorët me prioritet strategjikë për Kosovën siç janë: energjia, arsimi, shëndetësia, ujërat, mbrojtja e mjedisit, tregtia, politikat e punës, etj.

Po ashtu, IFC planifikon investimin e rreth 60 mil dollarëve në Kosovë gjatë të njëjtës periudhë, kryesisht në sektorin privat. Investimet e Bankës Botërore në Kosovë do të ndihmojnë institucionet e Kosovës në rritjen e punësimit dhe të produktivitetit, uljen e mëtutjeshme të varfërisë, përmirësimin e sistemit të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e sektorit të energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat