Policia e Austrisë dhe Kosovës arrestojnë shqiptarin më të kërkuar nga Deçani

Lajme

Policia e Austrisë dhe Kosovës arrestojnë shqiptarin më të kërkuar nga Deçani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 maj 2017 Në ora: 13:29
Ilustrim

Ai kërkohej prej dy vjetësh botërisht për krime të rënda si tentim vrasje ndaj forcave të policisë, kërcënime me lëndime trupore dhe grabitje të ndryshme.

Të martën ai është arrestuar në shtëpinë e tij në Kosovë ndërsa kishte fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Austria. 32 vjeçari shqiptar ishte shpallu në kërkim nga 2009, ndërsa në Austri vlente si "Most Wanted Persons", shkruajnë mediat austriake si “Der Standard” dhe “APA”.

Gjatë 2009 ai plagosi me thikë në rrezik për vdekje një polic austriak. Kjo pasi policia kishte tentuar ta kontrollojë. Gjithashtu në 2006 kishte kërcënuar me thikë një person gjatë tentimit të grabitjes në Austri, përcjell botasot.info.

Nuk do ketë ekstradim

Tash për tash nuk do ketë ekstradim të 32 vjeçarit, për shkak se Austria nuk ka kërkuar një veprim të tillë nga autoritetet e Kosovës. Procesi gjyqësor me gjasë do zhvillohet në Prishtinë. Mediat austriake shkruajnë se ai ka jetuar në Deçan, por për shkak të vonesave të vendosjes së tij në sistemin e të kërkuarve është mundësuar arrestimi i vonshëm. 

Forcat austriake ishin prezente gjatë arrestimit të tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat