"Kisha Ortodokse Serbe në Prishtinë duhet të rrënohet menjëherë"

Lajme

"Kisha Ortodokse Serbe në Prishtinë duhet të rrënohet menjëherë"

Nga: H.O. Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:53
Rrëzimi i xhamisë në Zemun

Serbia ka rrëzuar xhaminë në Zemun, e cila u shërbente komunitetit myslimanë në atë zonë.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në një postim në Facebook ka thënë se Serbia edhe njëherë e ka dëshmuar shovinizmin që prodhohet nga Kisha Ortodokse Serbe.

Ai në këtë rast ka thën se edhe Kisha Ortodokse Serbe në Prishtinë duhet të rrënohet menjëherë.

“Rrëzimi i xhamisë në Zemun, dëshmon edhe njëherë shovinizmin që në Serbi prodhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, elitat politike serbe dhe elitat intelektuale. Xhamia në Zemun, nuk përfaqësonte ndonjë objekt në funksion të ndonjë politike. Ajo ishte një nevojë e komunitetit që jetonte aty. Ndërkohë që objekti i quajtur “kishë” në Kampusin e Universitetit në Prishtinë, është objekti i Kishës Ortodokse Serbe, i ndërtuar për qëllime politike të Millosheviqit, prandaj aj objekt duhet të rrënohet nga shteti”, shkruan Kajtazi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat