Detaje të pazbuluara më parë se si u arritë koalicioni PDK-AAK-Nisma

Lajme

Detaje të pazbuluara më parë se si u arritë koalicioni PDK-AAK-Nisma

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:10
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Në Zona Express, është shfaqur dokumentari “Trilleri i 11 qershorit”. Në këtë dokumentar, fokusohet në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, koalicionet, prognozat dhe befasitë që mund të sjellë ky proces.

Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ndërtuan një koalicion të madh parazgjedhor, në përgjigje ndaj LDK-së dhe Pacollit të cilët lidhën një marrëveshje koalicioni po aq të befasishëm sa ky i fundit.

Të paktën që prej vitit 2010 kishte pasur negociata dhe përpjekje për ta bërë bashkë atë që quhet “Krahu i Luftës”, por kishte qenë e pamundur.

Si u bë që tre prej eksponentëve kryesorë të luftës, të shpërndarë në tri parti të ndryshme, vendosën që të bëhen bashkë për pak orë dhe ta harrojnë periudhën e tyre të gjatë të ngatërresave?

 Detajet se si u arritë koalicioni PDK-AAK-NISMA, mësoni në videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat