Nuk iu hap parashuta, vdes gjatë hedhjes parashutisti (+18)

Lajme

Nuk iu hap parashuta, vdes gjatë hedhjes parashutisti (+18)

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:04
Pamje nga video

Hedhja me parashutë është një sport i përhapur në të gjithë botë. Po, jo të pakta kanë qenë rastet kur hedhjet kanë rezultuar fatale për parashutistin.

Kështu ka ndodhur edhe me një sportist i cili gjeti vdekjen pasi parashuta e tij nuk u hap gjatë hedhes një ekspozite ajrore, në Festivalin e Javës së Flotës Amerikane.

Ngjarja ka ndodhur para mijëra spektatorëve të tmerruar të cilët po shikonin shfaqjen nga Liberty State Park në New Jersey.

Videoja amatore e regjistruar nga Aaron Moss, ka treguar momentin kur një pjesë e parashutës që binte në tokë pasi parashutisti u shkëput nga ajo dhe ra në lumë.

Parashutisti, identiteti i së cilit nuk është bërë akoma publik, ishte pjesë e komandos Navy SEAL dhe anëtar i ekipit të Navy në SHBA, raporton Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat