Vuçiq betohet se kurrë s’do të jap Kosovën, ja çfarë shkruan në kushtetutë

Lajme

Vuçiq betohet se kurrë s’do të jap Kosovën, ja çfarë shkruan në kushtetutë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 11:56
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i gjertanishëm i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot do të jep betimin para deputetëve të Kuvendit të Serbisë dhe do ta merr detyrën e kryetarit të Republikës së Serbisë.

Vuçiq’i mandatin e vet pesëvjeçar do ta filloj me betimin i cili është si më poshtë:

“Betohem se të gjitha forcat e mia do t’i kushtoj sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse e saj, si dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjit, ruajtjen e paqes dhe mirëqenies të të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe me ndërgjegje dhe përgjegjësi do t’i përmbush të gjitha obligimet e mia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat