Momenti kur detektivët privatë dhe i arratisuri, qëllohen për vdekje nga persona të panjohur (+18)

Lajme

Momenti kur detektivët privatë dhe i arratisuri, qëllohen për vdekje nga persona të panjohur (+18)

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 19:04
Videoja është filmuar nga një klient i auto-sallonit, ku shihen detektivët Garcia dhe Bernal duke mbajtur armët në dorë

Një video e postuar së fundmi në internet po bën xhiron e botës, në të cilën shfaqet momenti kur tre persona mbesin të vdekur në vend pas disa të shtënave me armë.

Dy detektivë privat apo siç ndryshe njihen në SHBA me nofkën “gjahtarë të shpërblimeve”, Fidel Garcia Jr dhe Gabriel Bernal janë vrarë së bashku me të arratisurin e tyre Ramon Hutchinson, kur tre burra të armatosur i sulmuan në një auto-sallon në Greenville të Teksasit.

Videoja është filmuar nga një klient i auto-sallonit, ku shihen detektivët Garcia dhe Bernal duke mbajtur armët në dorë në një zyrë të xhamit në të cilën ishte edhe Hutchinson, të cilin ata po e kërkonin për një kohë të gjatë.

Dhe derisa “gjahtarët e shpërblimeve” po i afroheshin Hutchinsonit, disa burra dëgjohen duke bërtitur dhe më pas fillojnë të shtënat me armë.

Si rezultat i të shtënave kanë mbetur të vdekur në vend detektivët privatë si dhe i arratisuri Hutchinson.

Hutchinson ishte i kërkuar nga autoritet për posedim droge dhe sulm ndaj zyrtarit policor, thuhet në raportin e policisë së Minnesotas.

Ai nuk ishte paraqitur në gjykatë për seancën dëgjimore të caktuar për muajin mars, dhe kështu ishte lëshuar një urdhër arrest.

Dhe natyrisht se në këtë lojë futen “gjahtarët e shpërblimeve”, të cilët fitojnë 10 për qind nga autoritetet nëse arrijnë t’i sjellin para drejtësisë personat e arratisur, dhe për të cilët është dhënë shpërblim për kapjen e tyre.

Garcia dhe Bernal ishin licencuar si detektivë privat në Corupus Christi, kompani kjo e cila i kishte angazhuar në kapjen e Hutchinson-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat