Berisha "godet" Haradinajn, tregon sa e "bleu mirënjohjen e rrejshme"

Lajme

Berisha "godet" Haradinajn, tregon sa e "bleu mirënjohjen e rrejshme"

Nga: B.S Më: 1 qershor 2017 Në ora: 19:15
Dekorimi i Ramush Haradinajt

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pasi lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj, është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” si dhe me medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botëror .

Në shkrimin e saj, Berisha ka thënë se Shefki Hysa është një mashtrues nga Erseku, derisa me Haradinajn ka ironizuar duke thënë se pelerina e tij ishte e pa hekurosur.

Duke cituar mediat italiane, ajo ka thënë se “Shefkia, 1 mirënjohje t'rrejshme (në emër të OKB-së) e shet 7000 Euro, e kur ka zbritje sezonale, e liron deri në 4000 Euro”, përcjell Bota sot.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Shefki Hysa, mashtrues nga Erseku, po duket si xharrah, kurse Rambo me pelerinë t'livojzinit bojë qielli po duket si i bëmë synet...

Bile s'paskan pas disponim as me herukos atë zallogë.

Agim Shahini po duket si sekser ndërmjet xharrahut dhe Rambos, e kështu me radhë...

Shefkia, sipas 'talianëve, 1 mirënjohje t'rrejshme (në emër të OKB-së) e shet 7000 Euro, e kur ka zbritje sezonale, e liron deri në 4000 Euro.

Kur lirohen kastravecat, shtrenjëtohen diplomat e Shefkisë, dhe anasjelltas.

Por, duhet me pranu se Rambo po duket edhe si 'misionar i paqes'  ???? ???? ????

Se as paqja nuk është më 'e urtë' qysh ka qenë. 
Asgjë më nuk është siç ka qenë.

Tash, njeriut të urtë i thonë 'i trentë', e njeriut 'të trentë' i thonë paqësor...

Kush more misionar i paqes?

'Mamma mia', që thoshte ai që ia mësoi diplomacinë Ramushit, komunisti i përbetuar, Mahmut Bakalli!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat