Gjykata zvicerane në Zürich dënon ushtaren në një aksident në Kosovë. Ajo tha se “Piva raki me priftin serb”

Lajme

Gjykata zvicerane në Zürich dënon ushtaren në një aksident në Kosovë. Ajo tha se “Piva raki me priftin serb”

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Një gjykatë ushtarake dënoi të premten në Zürich  ushtaren (35) zvicerane   me 9,100 CHF.

Ushtarja (35) zvicerane nga Thurgau, që kishte shërbyer në misionin paqeruajtës në kuadër të Swisscoy në Kosovë,  akuzohej se kishte shkaktuar një aksident përderisa po voziste makinën ushtarake  në Kosovë në vitin 2016.

Ajo kishte humbur kontrollin gjatë një kthese, ku më pas është goditur në një shtyllë elektrike dhe është rrotulluar.  “Pasi piva raki me priftin serb bëra aksident..” u ka thënë gjyqtarëve në sy ushtarja zvicerane ne Kosovë.

Fatmirësisht aksidenti ka kaluar pa pasoja fatale, përveç atyre materiale. Mësohet se aksidenti erdhi pasi ajo me vendasi kishin pire, ishin te dehur, kishte njoftuar “Presheva jonë” ditë më parë.

Ky aksident ka provokuar dëme duke demoluar një shtylle elektrike dhe një përkthyes është dërguar në spital me një tronditje të cilët duhet kompensuar.

Ky rast është një mundësi për të shfletuar dosje të statistikave të aksidenteve që përfshijnë automjetet ushtarake. Në vitin 2016, ka pasur 215 (4 në javë)./Presheva jonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat