Zbulohet vendi ku u vra terroristi Lavdrim Muhaxheri

Lajme

Zbulohet vendi ku u vra terroristi Lavdrim Muhaxheri

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 15:11
Lavdrim Muaxheri

Sipas ueb-sajtit ISIS.liveuamap.com, terroristi Lavdrim Muaxheri, është vrarë në një qytet në lindje të Sirisë.

Kjo hartë monitoruese e aktiviteteve terroriste dhe xhihadistëve të ISIS-it tregon se Muhaxheri u vra në qytetin Al-Asharah, në lindje të Sirisë.

Ndërkohë, vetë familja e Muhaxherit dhe Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se ai u vra dje pas mesnate.

Besohet se ai u vra në një sulm amerikan me dron.

Xhaxhai i Lavdrimit, Bajram Muhaxheri, e ka konfirmuar në llogarinë e vet në Facebook se nipi i tij terrorist u vra, duke shkruar: “Vëllai im ka rënë shehid” dhe duke u lutur që “Allahu ta pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat