Thaçi sërish në iftar me veteranët, këtë herë në Drenas

Lajme

Thaçi sërish në iftar me veteranët, këtë herë në Drenas

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 23:45
Hashim Thaçi iftar në Drenas

Me një fotografi të heroit kombëtar Adem Jashari në mes, dhe fotografinë e tij në anën tjetër, kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka zgjedhur pikërisht një ditë para zgjedhjeve që të marrë pjesë në një darkë me veteranët e UÇK-së në Drenas.

Ka qenë Hysni Gucati ai që ka dhënë lajmin për këtë darkë të përbashkët me presidentin Thaçi.

“Sonte në Drenas në Iftar me Presidentin dhe me veteranët dhe Kryesinë e OVL së UÇK-së”, ka shkruar Gucati, teksa ka shpërndarë edhe fotografitë.

Mbrëmë Thaçi kishte marrë pjesë në iftar me veteranët në Skenderaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat