Daçiq: Serbia mirënjohëse ndaj pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Lajme

Daçiq: Serbia mirënjohëse ndaj pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 08:46
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se për shtetin serb kanë shumë rëndësi pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka bërë të ditur se Serbia do të mundohet të mbajë komunikim të vazhdueshëm, që raportet e shteti serb të jenë cilësore me këto shtete.

“Është e rëndësishme që ato vende të informohen në lidhje me veprimet tona në dialogun e Brukselit. Është e rëndësishme sepse pa to gjendja do të ishte e vështirë”, tha Daçiq.

Qipro, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, e që Serbia ka raporte mjaft të mira me këto shtete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat