Skandaloze, Policia bën tejkalim në vijë të plotë!

Lajme

Skandaloze, Policia bën tejkalim në vijë të plotë!

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 21:53
Policia e Kosovës

Një makinë e policisë është filmuar duke bërë tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Një makinë e policisë është xhiruar teksa tejkalon rrezikshëm dhe në vijë të plotë një makinë tjetër.Filmimi është bërë në afërsi të Klinës, ndërsa makina shihet se tejkalon para një kthese në një situatë ku shumë vetura lëvizin afër njëra-tjetrës.

Makina e policisë gjatë tejkalimit në vijë të plotë nuk i ka të ndezura dritat sinjalizuese që do të mund të nënkuptonin ngutjen, ose marrjen pjesë në ndonjë aksion policor.

Policia gjithsesi do ta dënonte një shofer që tejkalon në mënyrë të tillë, nëse ndonjë patrullë e saj do ta vërente një gjë të tillë.

Filmimet e makinës që rrezikon pjesëmarrësit tjerë të komunikacionit janë dërguar në KALLXO.com nga qytetarët.

Edhe vitin e kaluar në KALLXO.com kishte ardhur xhirimi i lëvizjes së një makine të policisë që nuk i kishte ndezur dritat derisa qarkullonte nëpër autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat