Policia demanton Albulena Haxhiun, nuk ka të arrestuar në Gjakovë

Lajme

Policia demanton Albulena Haxhiun, nuk ka të arrestuar në Gjakovë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:40
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke shkuar te votoje

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë arrestuar 30 persona të Institutit Rajonal për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike në komunën e Gjakovës.

“Në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, janë arrestuar 30 persona të atij Institutit fantom, në të cilin fshiheshin militantet e PDK/AAK/Nisma, që kishin për qëllim prishjen e procesit zgjedhor. Përgëzime për punën në këtë rast Duhet të veprohet edhe me të tjerët njësoj!”, ka shkruar Haxhiu.

Mirëpo një gjë të tillë e ka demantuar rreshterja Lirije Podrimaj.

Podrimaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk është i vërtetë një lajm i tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat