Thyhet ‘Jackpot’ në SHBA: Kjo është shuma marramendëse që merr fituesi i lotarisë

Lajme

Thyhet ‘Jackpot’ në SHBA: Kjo është shuma marramendëse që merr fituesi i lotarisë

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Një biletë lotarie e shitur në Kaliforni ka rrëmbyer të gjithë numrat fitues të hedhur të shtunën për “Jackpot”-in e madh “Powerball”, me një çmim prej 448.7 milionë dollarësh. Bileta, sipas zyrtarëve të lotarisë, është blerë në çastet e fundit.

Zyrtarët thanë se bileta ishte shitur në Sun City të Kalifornisë dhe mbante të gjithë numrat e çmimit të madh.

Çmimi i madh në lotarinë shumështetëshe amerikane arriti shifrën rekord në muaj të tërë, pasi 19 hedhje radhazi të lotarisë nuk mundën të nxirrnin një fitues.

“Jackpot”-i i së shtunës, prej 447.8 milionë dollarësh, është i shtati më i madh në historinë e “Powerball”. Shuma që paguhet njëherësh për fituesin e lotarisë shkon në 279.1 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat