Thaçi: Rusia mund ta ndihmojë Serbinë duke e njohur Kosovën

Lajme

Thaçi: Rusia mund ta ndihmojë Serbinë duke e njohur Kosovën

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 10:53
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se e kupton miqësinë tradicionale mes Rusisë e Serbisë por beson se Rusia do t’i kryente shërbimin më të mirë Serbisë duke e njohur Kosovën dhe duke e ndihmuar atë që të çlirohet nga miti rreth Kosovës.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për të përditshmen kroate me ç`rast foli edhe rreth tensioneve të mundshme mes dy vendeve pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ndërkaq, sa i përket rezultatin zgjedhor, ku sipas të dhënave preliminare të KQZ-së del se koalicioni PAN ka fituar këto zgjedhje me rreth 34 për qind të votave, Thaçi theksoi se s’ka rëndësi se kush e formon Qeverinë, por e rëndësishme është që ajo qeveri të jetë e orientuar kah NATO dhe BE-ja, që, sipas tij, “është i vetmi orientim i qytetarëve dhe politikanëve në Kosovë

Ai në këtë intervisë ka përmendur edhe për raportet me Kroacinë duke thënë se Kroacia është më shumë se vetëm një vend mik i Kosovë – “është partner strategjik”.

“Në mesin e iniciativave të para që i kam ndërmarr ka qenë reforma zgjedhore e cila përfshin ndryshime kushtetuese dhe njohjen e komuniteteve kroate dhe malazeze, dhe përmes kësaj atyre u garantohet nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi i ri që do të formohet do të trajtojë edhe këtë çështje. Në Kosovë ekziston konsensusi i përfshirjes së komunitetit kroat në Kushtetutën e Kosovës. Kjo do të ndodh së shpejti”, tha mes tjerash ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat