Kush e nisi lojën e Balenës Blu? Kjo vajzë me sytë blu detyroi të dashurin të vriste veten

Lajme

Kush e nisi lojën e Balenës Blu? Kjo vajzë me sytë blu detyroi të dashurin të vriste veten

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 16:16
Michelle Carter

Loja e rrezikshme "Balena Blu" duket se i ka fillimet e saj më të hershme.

Një histori e ngjashme është ajo e një vajze të re, e cila kur ishte adoleshente detyroi me mesazhe të dashurin e saj moshatar të vriste veten. Kështu vajza bjonde, tashmë 20 vjeçe, e cila në gjykatë rri e heshtur ose qan, fshin sytë bojëqielli dhe i kërkon ndihmë avokatit. Ajo është e akuzuar për vrasje, pasi 2 vite më parë nxiti me anë të mesazheve të dashurin të vriste veten. 

Michelle Carter është akuzuar për vrasje të pavullnetshme të Conrad, të cilin e kishte njohur gjatë pushimeve në Florida me prindërit në vitin 2012, kur të dy ishin minorenë të trazuar, në vuajtje: ai ishte përpjekur tashmë të vetëvritej, ajo kishte shqetësime të të ushqyerit dhe ankth social.  Vazhdo, bëje, nuk zgjat më shumë se 20 minuta” dhe në dy javët që i paraprinë vetëvrasjes ishte përpjekur ta bindte, gjithmonë përmes chat-it, se vetëvrasja ishte vendimi më i drejtë për të gjetur më në fund qetësinë.

 E di, kur të kthehesh nga plazhi duhet ta bësh. Je gati”, shkruante Michelle. Ai, që sapo kishte mbushur 18 vjeç, përgjigjej: “Dakord, do ta bëj. Nuk mendoj më”. 

Dhe ajo i thoshte përsëri: Po, duhet ta bësh”. 

Pas këtyre mesazheve, djali u vetëvra me monoksid karboni në një furgon. 

Shumë mesazhe, dy telefonata, dhe djaloshi, të cilin që nga ai moment ajo e ka quajtur të dashurin e vet, ishte i vdekur. 

Ishte viti 2014, dhe MIchelle shkruante në Facebook se sa e trishtuar ndjehej që nuk kishte mundur të shpëtonte Conradin, i shkruante nënës së tij se e kuptonte dhe ishte pranë saj, organizonte mbledhje fondesh në emër të Conradit, fitonte një popullaritet prej dhembshurisë që Conrad, i cili ishte shumë i lidhur me të, ishte vetëvrarë. 

Tani gjykatësit duhet të vendosin, nëse mesazhet dhe telefonatat janë të mjaftueshme për të shtyrë një person që të vrasë veten, nëse Conrad ishte vërtetë i shtyrë nga Michelle, e cila në momente të tjera i kish dhënë kurajë dhe i kish bërë shoqëri, i kish këshilluar të kërkonte ndihmë. 

Mesazhet janë botuar nga disa portale amerikane, dhe kanë nxjerë zbuluar dëshpërimin e dy adoleshentëve që mbështeteshin tek njëri-tjetri, që shiheshin shumë pak, por kishin shkëmbime intensive në Facebook dhe celular. Ai e quante veten “një abort”, thoshte se jeta e tij ishte një “barcaletë”, ajo merrte antidepresivë dhe priste krahët. Ndonjëherë dukeshin të kënaqur që hanin një akullore. 

Avokati mbrojtës i Michelle thotë se mendja e saj kish bërë qark të shkurtër për shkak të kalimit nga Prozacu, në një psikoilaç tjetër, dhe atëherë ka menduar se e vetmja mënyrë për të ndihmuar Conradin ishte që ta mbështeste në realizimin e dëshirës së tij për të vdekur. Kështu, kur ai tundohej dhe thoshte se kish frikë mos i bënte prindërit të vuanin, Michelle i thoshte: do të jenë të trishtuar për pak kohë, por më pas do të ecin përpara, është koha që ta bësh.  Djali hyri në kamion për t’u vetëvrarë, por më pas doli duke qarë dhe ajo i tha: "kthehu në atë makinë", dhe sipas akuzës e dëgjoi duke qarë në telefon e më pas duke vdekur. 

Nëse do të gjykohet fajtore, Michelle do të dënohet me 20 vite burg. Janë fjalë, mesazhe, nuk janë as kërcënime, por ishte një lojë vdekjeje dhe ai vdiq vërtetë. Ajo qëndroi me të aty, në telefon, deri në fund.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat