Psikologia: Ja si t`i ruajmë fëmijët nga “Balena e Kaltër”

Lajme

Psikologia: Ja si t`i ruajmë fëmijët nga “Balena e Kaltër”

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Para shumë vitesh për prindërit ishte e vështirë ti kishin në shtëpi fëmijët, pasi pothuajse gjithë ditën e kalonin duke luajtur me bashkëmoshatarët, por vitet e fundit kjo situatë po ndryshon tërësisht.

Tashmë shumë fëmijë preferojnë ta kalojnë kohën të mbyllur në shtëpi duke luajtur lojëra ose eksploruar internetin.

Por, përdorimi i tepërt i internetit po e dëmton psikologjinë e fëmijëve e madje është kthyer në rrezik për jetën e tyre. Loja virtuale e emërtuar “Balena e Kaltër”që u përhap fillimisht në vitin 2016 në Rusi dhe po shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes.

Psikologia Fitore Ajeti është shprehur se forcimi i fëmijëve me lidhjet virtuale ka ndikim negativ psikik dhe i largon nga socializmi me fëmijët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat