Mustafa ngushëllon familjen Krasniqi

Lajme

Mustafa ngushëllon familjen Krasniqi

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 12:06
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Krasniqi, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të LDK-së në Mitrovicë, Shyqeri Krasniqi.

Në telegramin e kryetarit Mustafa thuhet:

E nderuara Familje Krasniqi,

Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Shyqeri Krasniqi.

Shyqeriu ishte një personalitet dhe aktivist i palodhshëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, duke dhënë kontribut të shumanshëm me aktivitetet e tij në Mitrovicë. Shyqeriu në vitet 90' ishte pjesë e pa ndashme e aktiviteteve te LDK-së në Mitrovicë, si nënkryetar dhe më vonë edhe si kryetar Degës 2 Korriku në këtë qytet.

E nderuara Familje Krasniqi,

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. 
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat