Specialet malazeze terrorizojnë shqiptarët në Ulqin

Lajme

Specialet malazeze terrorizojnë shqiptarët në Ulqin

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 09:55
Policia malazeze

Rreth një qind qytetarë të Ulqinit u mblodhën mbrëmë para ndërtesës së Policisë duke shprehur në këtë mënyrë protestën për shkak të intervenimit të Njësisë speciale të të policisë së Tivarit nëpër lokalet e Ulqinit.

Me këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, gjersa tre persona janë dërguar në stacionin policor dhe mbas dhënies së deklaratave janë liruar.

Ndër ato të cilët u maltretuan ishte dhe sportisti i njohur Angjello Rudoviq, si dhe një shtetas amerikan.

“Njësitë speciale të policisë kanë rrahur dhe maltretuar nëpër lokalet e Ulqinit edhe disa të rinjë nën moshën 18 vjeç”, tha për malesia.org C.Z.

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka, kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu dhe deputeti Luigj Shkrela menjëherë erdhën para ndërtesës së policisë dhe kërkuan shpjegim për këtë aksion.

Zenka dhe Cungu i kanë thënë qytetarëve që menjëherë sot duhet të dokumentohet të gjithë rastet e intervenimit të tepruar ndaj qytetarëve në mënyrë që avokati të dorëzojë padinë, si dhe që provat t’i dorëzohen edhe organeve tjera kompetente.

Deputeti Dritan Abazoviq, i cili më vonë iu bashkëngjit kolegëve, tha se aksioni i Njësisë intervenuese ishte i panevojshëm duke e vlerësuar se bëhet fjalë për demonstrimin e dhunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat