Nënkryetari i LDK-së komenton deklaratën e Selmanajt për dorëheqje nga partia - Bota Sot
Nënkryetari i LDK-së komenton deklaratën e Selmanajt për dorëheqje nga partia

Lajme

E mërkurë, 18 tetor 2017

Nënkryetari i LDK-së komenton deklaratën e Selmanajt për dorëheqje nga partia

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:32
Driton Selmanaj/Foto: Bota sot

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se e përkrah deklaratën e kandidatit për deputet, Driton Selmanajt, i cili paralajmëroi dorëheqjen nga partia ku ka aderuar para zgjedhejve, nëse kjo e fundit hyn në koalicion edhe njëherë me PDK-në.

Megjithëse nuk pajtohet që të flitet për dorëheqje në këtë kohë, Rugova ka thënë se Selmanaj ka dhënë deklaratë të saktë, duke shprehur pajtimin e tij të plotë me qëndrimin e tij për të mos iu bashkangjitur PDK-së edhe njëherë në qeverisje

“Së pari më vjen mirë që Dritoni është një ndër më të votuarit dhe pajtohem me qëndrimin e tij, megjithatë nuk do të thoja se duhet thënë se do të jap dorëheqje. Unë e përcolla Dritonin dhe qëndrimi i tij ishte shumë i saktë dhe me vend. Nganjëherë m’u duke si me pas thënë unë”, tha Rugova për Periskopin.

Nënkryetari i LDK-së, Rugova, tha se koalicioni me PDK-në më nuk ka kuptim dhe se LDK nuk do ta bëj më këtë gabim.

“Nuk ka kuptim më që të hyjmë në koalicion me PDK-në. Nuk do ta bëjmë këtë gabim. Respekte për Dritonin”, përfundoi Rugova.

Ndryshe, Driton Selmanaj thuhet të jetë në ndër më të votuarit e LDK-së këto zgjedhje, edhe pse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Selmanaj, sa ishte analist ishte kritik i ashpër i PDK-së dhe veprimeve të saj gjatë kohës në qeverisje e veprimeve që nga paslufta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test