Arben Gashi sqaron takimin me deputetin e AAK-së

Lajme

Arben Gashi sqaron takimin me deputetin e AAK-së

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 21:34
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka sqaruar takimin e tij me deputetin e AAK-së, Rrustem Berisha, duke reaguar ndaj shkrimeve të disa portaleve lidhur me këtë takim.

Gashi, në një postim në Facebook, ka shkruar për fotografitë që u publikuan sot nga disa portale gjatë një takimi mes anëtarit të LDK-së dhe ish-deputetit Gani Geci.

Gashi ka përmendur edhe publikimin e fotografive të tij dhe disa deputetë të LDK’së me Berishën e AAK-së, duke thënë se ishin përshëndetur me të. Të gjitha këto ai i ka quajtur si lajme me përmbajtje të rrejshëm dhe tendecioze.

Postgimi i plotë i Gashit:

Të pavërtetat që disa portale vazhdojnë të publikojnë, me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dëmtimin e imazhit tim, po vazhdojnë.

Sot, portali Botapress, dhe një varg portalesh tjera që më pas ricikluan lajmin, publikuan një foto ku një ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, u afrua dhe na shoqëroi për pak minuta mua dhe dy miq të mij në tavolinë për të na përshëndetë.

E portalet, bazuar në atë foto, ndërtuan lajm krejtësisht të rrejshëm, me hipoteza të pavërteta rreth motivit të këtij bashkëbisedimi.

Kjo ishte veç një përsëritje e një situate të ngjashme të ndodhur disa ditë më parë, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku rastësisht unë dhe disa deputet të LDK-së u takuam me deputetin Rrustem Berisha dhe u përshëndetëm. Titulli dhe përmbajtja e lajmit ishin plotësisht të rrejshme dhe tendencioze”, ka shkruar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat