“LVV, koalicion me PDK-në pa Thaçin e Veselin”

Lajme

“LVV, koalicion me PDK-në pa Thaçin e Veselin”

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 21:49

“Pa Thacin e Veselin, LVV do të bënte koalicion me PDK-në”, iu drejtua kështu Enver Hoti nga NISMA kandidates për deputete në radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Mirëpo këtë e përgënjeshtroi vetë Haxhiu duke i thënë se më herët kishin pasur biseda dhe vetë Hoti i kishte thënë se “klani pronto duhet të largohet”.

“A nuk po të vjen marre hic qysh po shpif Enver a? Bile kur flet me dikë është mirë me këqyrë në sy. Dikur ju i thoshit qytetarëve dilni nga PDK ta krijojmë NISMËN e ç’ka bëtë sot. Vetë ti më ke thënë mu që Klanin Pronto duhet me largu”, ka thënë ajo në Rubikon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat