Incidente në Nish, anulohet shfaqja e filmit “Shqiptaret janë motrat tona”

Lajme

Incidente në Nish, anulohet shfaqja e filmit “Shqiptaret janë motrat tona”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 23 qershor 2017 Në ora: 08:25
Pamje nga filmi

Shfaqja e filmit dokumentar "Shqiptaret janë motrat tona", u ndërpre për shkak incidenteve fillimisht në Kralevë, pastaj edhe në Nish.

Sipas gazetës së përditshme “Danas” nga Novi Sadi, Krahina e Vojvodinës në Serbi, Organizata Fronti Lokal lëshoi një kumtesë në të cilën thuhet se paralajmërimi i projektit filmik në Kralevë "shkaktoi aq shumë pakënaqësi në një pjesë të qytetarëve serbë, sa që organizatori ka qenë i detyruar të pezulloj mikpritjen e ekipit të autorëve dhe producentëve”.

Gjithashtu, sipas “Danas”-it, promovimi i dokumentarit filmik "Shqiptaret janë motrat tona", në Qendrën Mediale të Nishit, është pezulluar pasi që një grup i grumbulluar para ndërtesës, ka filluar të protestoj dhe të hedh gurë.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se filmi ka qenë dashur të shfaqet në ora 19,oo, por gjysmë ore para fillimit një grup të rinjsh, u grumbulluan para Qendrës Mediale, duke brohoritur kundër shqiptarëve, të cilët bartnin simbole serbe.

Siç është raportuar nga gazetarja N.1. nga salla e Qendrës Mediale, tani për tani askush nuk e di se kush janë ata, ndërsa përpara ndërtesës, qëndron një numri i madh i policëve, rreth 30-40 sish. Policia thotë se ata mund të garantojnë sigurinë e të pranishmëve në Qendrën Mediale të Nishit.

Filmi "Shqiptaret janë motrat tona”, flet për  marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, i cili më herët është shfaqur në Festivalin e Beogradit me titull" Mirdita, dobar dan "

Ky është një nga pesë filmat në kuadër të projektit "Njerëzit realë - zgjidhje reale", që ka të bëjë me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilët i ka realizuar Shoqata e gazetarëve të pavarur të Vojvodinës, BIRN – Kosova dhe Forumi ZFD, nën mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Filmi "Shqiptaret janë motrat tona", shtjellon ngjarjet rreth bombardimeve të vitit 1999 dhe popullin e Serbisë, që me fillimin e mobilizimit janë bërë të vetëdijshëm se do t’ju ofrohet një luftë tjetër të cilën do ta rezistojnë me braktisje, dhe me aktivistet anti-luftë do të demonstrojë atë, shkruan gazeta serbe nga Vojvodina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat