Partia Fjala uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Lajme

Partia Fjala uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:18
Partia Fjala

Partia Fjala ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare” thuhet në urimin e kësaj partie.

“Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit”.

Aty thuhet se në këto ditë feste të Fitër Bajramit, nuk duhet të harrohen jetimët, të varfëritë, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të gjithë të ndjehen krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të tyre, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Mos të gëzohemi vetëm për vete, por të i gëzojmë edhe ata, të ju ndihmojmë dhe të jemi pranë tyre në çdo aspekt”.

“Lutemi dhe urojmë që në vendin tonë të sundoj drejtësia, paqja, toleranca, bashkëjetesa, respekti dhe solidariteti me të gjithë qytetarët”.

“Urime, shëndet dhe suksese. ZOTI i Lartëmadhëruar ju bekoftë”, mbaron urimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat