Ja si e rrah maqedonasi, serbin në kufirin me Greqinë

Lajme

Ja si e rrah maqedonasi, serbin në kufirin me Greqinë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 22:06

Në kalimin kufitar “Bogorodica” në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë sot ishin krijuar kolona të gjatë të veturave dhe për të hyrë në Greqi pritet me orë të tëra, raportojnë mediat maqedonase.

Autoritetet kufitare maqedonase kanë njoftuar se ndërmjet 10 dhe 15 mijë njerëz po presin të hyjnë në Greqi, raporton MIA.

Për të hyrë në Greqi më së shumti po presin veturat me regjistrim të Maqedonisë dhe të Serbisë.

Ndërkohë, disa udhëtar për shkak të pritjeve të gjata e kanë humbur edhe durimin, kështu që në kufi ka ardhur deri te incidentet.

Mediat maqedonase thonë se ka qenë një maqedonas që e ka sulmuar fizikisht një serb, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat