Gjuriq: Nuk heqim dorë nga Kosova, jemi të gatshëm të luftojmë për të

Lajme

Gjuriq: Nuk heqim dorë nga Kosova, jemi të gatshëm të luftojmë për të

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 23:31
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë sot në Beograd, se asnjëherë Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova dhe se arma më e fuqishme e saj është këmbëngulja.

“Ashtu sot nga Beogradi, nesër nga Graçanica dhe një ditë nga Prizreni dhe Prishtina mund të porositim se kurrë nuk do të heqim dorë dhe do ta presim lirinë si popull”, ka thënë Gjuriq në fillim të koncertit “Në takim të Vidovdanit”, i cili u organizua nga Lëvizja për Kosovë në Serbi.

Ai ka thënë se nga Kosova “janë dëbuar 250 mijë njerëz dhe se serbët janë të gatshëm të presin dhe të luftojnë për Kosovë”, transmetojnë mediat serbe.  

Në kuadër të koncertit janë shfaqur filma për Gjakovën, Prizrenin, Prishtinën,  Gjilanin, Fushë Kosovën, Pejën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat