Mediave serbe “iu dhemb” deklarata e Kamberit se Beogradi po spastron shqiptarët në Luginë

Lajme

Mediave serbe “iu dhemb” deklarata e Kamberit se Beogradi po spastron shqiptarët në Luginë

Nga: Sevdail Hyseni Më: 26 qershor 2017 Në ora: 08:39
Shaip Kamberi

Mediat serbe në numrin e tyre të sotëm kanë vënë në spikamë deklaratën e prefektit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi se “shqiptarët po diskriminohen në tri komunat e jugut të Serbisë dhe se “ka kërkuar ndihmë nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës”, në mënyrë, siç thotë, ai, “të përmirësohet pozita e tyre”.

Kamberi, sipas mediave serbe, ka deklaruar për mediat në Prishtinë se në “Medvegjë dhe Bujanoc, ka gjithnjë e më pak shqiptarë dhe të cilin e quan, ai, “spastrim etnik”.

Prefekti i Bujanocit, thotë se kjo dukuri paraqitet si pasojë e vështirësive, që po përballen shqiptarët në procesin e arsimit dhe situatën e rëndë ekonomike, çka sipas tij fajin e ka Serbia.

“Mund të themi se shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë ende të diskriminuar. Beogradi nuk kujdeset për banorët e Luginës. Këtu nuk flasim për standardet e Unionit Evropian, anëtar i së cilës dëshiron të bëhet Serbia, por nuk respektohen as standardet e brendshme”, thekson Kamberi.

Kamberi, sipas mediave serbe, u bënë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Shqipëri, për të ndërmarrë një "plan konkret për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve, që jetojnë në komunat, në jug të Serbisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat