Pamje të tmerrshme, i riu shqiptar dhunon brutalisht nënën në autobus

Lajme

Pamje të tmerrshme, i riu shqiptar dhunon brutalisht nënën në autobus

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:42
Pamje nga video

Një ngjarje mjaft e rëndë është filmuar sot në autobusin e linjës Qendër – Sanatorium.

Qytetarët kanë parë tmerr me sy nga skena që u ka rastisur të përballen.

Një burrë ka rrahur dhe keqtrajtuar nënën e tij të moshuar në mes të autobusit përpara të gjithëve. Por sikur të mos mjaftonte kjo, ai ushtronte edhe presion psikologjik ndaj saj, të tipit “hajde se ta tregoj unë në shtëpi” apo “mos u ul, rri në këmbë”.

Por, përveç kësaj mjaft habi shkakton fakti se asnjë nga pasagjerët e tjerë nuk kanë ndërhyrë apo qoftë edhe të lajmëronin policinë.

Madje as nga vetë stafi i autobusit nuk është marrë asnjë masë. Një moment mjaft i rëndë në video është kur djali godet me shkelm të moshuarën e gjorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat