Ministri Bajrami pret një delegacion nga Iowa

Lajme

Ministri Bajrami pret një delegacion nga Iowa

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 07:15
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami sot do të presë në takim një delegacion nga Iowa e SHBA-ve.

Delegacioni i përbërë nga rektorë, dekanë dhe profesorë të universiteteve të Iows (University of Iowa, The University of Northern Iowa, Des Moines Area Community College (DMACC), si dhe Drake University), me të cilat universitete, ministri Bajrami paraprakisht ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i vizitës së delegacionit është bashkëpunimi edhe me i thellë në fushën e arsimit, si dhe implementimi i këtyre Marrëveshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat