Vazhdojnë kërkimet për trupin e kampionit të shumëfishtë të kërcimeve nga Ura e Fshejtë

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për trupin e kampionit të shumëfishtë të kërcimeve nga Ura e Fshejtë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 19:26
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Kampioni i shumëfishtë i hedhjes, Sali Riza Gërqina është zhdukur pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.

“Siç jeni të njoftuar, sot në ora 16:00 ka ndodhur një kërcim nga Ura e Fshejtë, ku personi në fjalë fatkeqësisht nuk ka dalë më nga uji”.

“Rasti ka ndodhur spontanisht,  personi në fjalë është i njohur si kërcimtar shumë i mirë, ka kërcyer qindra herë por që sot fatkeqësisht nuk doli nga uji”, ka thënë togeri i Policisë në këtë rajon, Sejdi Dobra.

Dobra ka treguar në Kosova Direkt se kërkimet për sonte kanë përfunduar.

“Ekipet e shpëtimit bashkë me qytetarët dhe njësitë tjera relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë qenë të pranishëm edhe autoambulanca dhe zjarrfikësit, e më pas kanë ardhur edhe zhytësit nga Prishtina”.

“Deri më tani është kërkuar në hapësirë të madhe por kërkimi është ndërprerë për shkak të natës dhe shiqimit të dobët”.

Ai ka treguar se kërkimi do të përsëritet dhe do të vazhdojë edhe nesër.

“Nesër në mëngjes do të përsëritet kërkimi në lokacionin e njëjtë nga zhytësit e Prishtinës në kuadër të FSK-së”.

Sipas Dobrës, familjarët e Gërqinës janë njoftuar për rastin e që sipas tij, ata janë shumë optimist për gjetjen e familjarit të tyre.

“Familjarët janë informuar, kanë qenë në vendin e ngjarjes, është optimizëm se familjari i tyre do të gjendet. Si gjithmonë, shpresa vdes e fundit”.

Sipas togerit, rastet e tilla nuk janë të shpeshta në këtë vend por që sipas tij, një rast tragjik ndodh secilin vit.

“Rastet e tilla nuk janë të shpeshta,  por ndodh nga një rast secilin vit, çdo vit ky lum e han nga një njeri”.

***

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e trupit të kampionit të shumëfishtë të kërcimeve nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, Sali Riza Gërqina.

Në pasditen e të martës u njoftua zyrtarisht se një person është hedhur në Drinin e Bardhë në afërsi të Urës së Fshejtë dhe më nuk ka arritur të dalë nga uji.

Tani Policia ka konfirmuar se informatat e parë tregojnë që personi në fjalë është kampioni i njohur Sali Gërqina.

“Informatat e para janë që personi është S.G. nga Gjakova i moshës 50-vjeçar. Të gjitha njësitet me ndihmën e qytetarëve vullnetarë janë duke vazhduar kërkimin, edhe pse tani pengesë e madhe është edhe errësira”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dyshohet se ka humbur jetën kampioni i shumëfishtë i Kosovës në këtë sport

Një person raportohet të ketë humbur jetën në Gjakovë tek ura e shenjtë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasditës së sotme ndërsa jo zyrtarisht mësohet se viktima është hedhur nga ura duke humbur jetën. 

Bazuar në një video live nga vendi i ngjarjes mësohet se viktima është kampioni i shumëfishtë i Kosovës i hedhjes nga lartësia, Sali Greqina. 

Mjeshtri i hedhjes dallëndyshe nga ura e shenjtë dyshohet të ketë humbur jetën rreth orës 17:00 në rrethana ende të paqarta. 

Media ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës por  kontakti me të ka qenë i pamundur.

Dyshohet për një person të vdekur tek Ura e Fshajtë, po kërkohet trupi i tij

Një person thuhet të jetë mbytur tek Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Shoqata humanitare "Diaspora" ndodhet në vendin e ngjarjes, ku në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe klubin e zhytjes "Prishtina" po tentojnë të gjejnë trupin e tij. 

Kjo shoqatë në Facebook ka thënë se ka vdekur një person. 

"Shoqata Humanitare Diaspora ne bashkëpunim me Klubin e Zhytjes Prishtina po shkojmë te ura e shenjte për kërkimin e një te mbyturi ( Lajm i prekshem )".

Raportohet se ngjarja ka ndodhur para më shumë se një ore, ku i dyshuari është hedhura nga lartësia e kësaj ure, pa i ditur motivet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat