Pse iu kthye qytetit Kastriot emri serb Obiliq?

Lajme

Pse iu kthye qytetit Kastriot emri serb Obiliq?

Nga: G. M. Më: 27 qershor 2017 Në ora: 22:13
Pamje nga Kastrioti

Qyteti Kastriot është emërtuar mënjëherë pasi u dëbuan forcat okupues serbe nga Dardania. Mediet elektronike e të shkruara, opinioni shqiptarë dhe popullata shumë shpejt u mësuan  më emertimin e ri që e zëvëndësoi emërtimin serb të imponuar me dhunë.

Veprimtarja kombëtare, korçarja Elida Jorgoni, këto ditë erdhi enkas për një projekt madhor në Prishtnë e në Fushën e Dardanisë, por kur shkoi në Kastriot, i ra në sy se në tabelën e Kuvendit Komunal ia kishin rikthyer emërtimin serb Obiliq. Ajo nuk mund ta besonte, u skandalizua, e emocionuar ishte edhe kur më takoi, prandaj më luti që t'ua dërgojë informacionin medieve për ta sensibilizuar. Emërtimi Kastriot duhet të kthehet sa më parë, në mënyrë që të hiqet kujtimi i dhunës serbe me emrin e dhunshëm Obiliq.     

Ajo e shkroi edhe një thirrje ku thuhet: "Lëvizja 'Foleja Kombëtare Shqiptare' i bën thirrje Qeverisë së Dardanisë qe do të dal nga Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, të zbatojë vendimin e emërtimit Kastriot për qytetin e Obiliqit.

Më 20.12.1999, me vendim të Këshilli Komunal, është formuar Komisioni për Emërtimin e Vendbanimeve, me të cilin vendim qyteti i Obiliqit emërohej në Kastriot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat