"Brnabiq do të jetë përgjegjëse për probleme për shkak të Vulinit”

Lajme

"Brnabiq do të jetë përgjegjëse për probleme për shkak të Vulinit”

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:14
Aleksandar Vulin

Qendra për studime euroatlantike ka shprehur shqetësimin e thellë me rastin e propozimit të mandatares Ana Brnabiq që Aleksandar Vulin të jetë ministër i Mbrojtjes.

Kjo Qendër në kumtesë thekson se Vulin që nga viti 2012, kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, e deri më tash “me deklaratat dhe veprimet e tij vetëm sa ka kontribuuar në përkeqësimin e praktikës demokratike në Serbi dhe marrëdhëniet me fqinjët në rajon”.

Qendra thekson se Vulin ka mohuar gjenocidin në Bosnje dhe vendimet e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, dhe retorika e tij për Bosnjën, Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë paraqesin vazhdim të retorikës së Sllobodan Millosheviqit.  

Sipas kësaj qendre, mungesa e kontrollit demokratik mbi sistemin e mbrojtjes dhe emërimi i Vulin për ministër të Mbrojtjes nga njëra anë, derisa gjenerali Lubisha Dikoviq është shef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë nga ana tjetër,  paraqesin kërcënim të sigurisë për Serbinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ndoshta edhe më gjerë.

Në kumtesë vlerësohet se ndërrimi i Dikoviqit dhe mos emërimi i Vulinit për ministër të Mbrojtjes, do të ndikonin që Serbia dhe rajoni të jenë më stabil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat