Brnabiq: Të themelohet urgjentisht asociacioni serb në Kosovë

Lajme

Brnabiq: Të themelohet urgjentisht asociacioni serb në Kosovë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:15
Ana Brnabiq

Mandatarja për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se duhet formuar urgjentisht asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Ajo në ekspozenë e saj ka folur për prioritetet e qeverisë së re serbe sa i përket Kosovës.

“Qëllimi është mbajtja e stabilitetit politik në Kosovë, vazhdimi i bisedimeve me përfaqësuesit në Prishtinë, fuqizimi ekonomik i serbëve dhe vazhdimi i mbështetjes për kthime. Urgjentisht duhet formuar bashkësinë e komunave serbe, ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e vitit 2008”, ka thënë Brnabiq, transmetojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat