Kocijançiq: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga raportet me Kosovën

Lajme

Kocijançiq: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga raportet me Kosovën

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 14:53
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq

Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu ka deklaruar për mediat serbe, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, duke theksuar se BE-ja do të punojë me Serbinë për një proces më të fortë dhe më të shpejtë të anëtarësimit, .

“BE-ja është e angazhuar fort për objektivin strategjik të Serbisë drejt anëtarësimit në BE”.

” Ne i kuptojmë përpjekjet pozitive të Serbisë dhe ne do të punojmë së bashku për të forcuar dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit “, ka thënë ajo kur u pyet në lidhje me një përshpejtim të mundshëm të anëtarësimit të Serbisë në bllok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat