Ministrja serbe: Anëtarësimi i Serbisë në BE nuk varet nga Kosova

Lajme

Ministrja serbe: Anëtarësimi i Serbisë në BE nuk varet nga Kosova

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 21:11
Jadranka Joksimoviq

Ministrja e re serbe e Integrimeve evropiane, Jadranka Joksimoviq ka folur për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke i komentuar të gjitha kriteret që ky shtet duhet t’i plotësojë.

Si një nga kriteret vazhdimisht është përmendur edhe dialogut i Serbisë me Kosovën, por ministrja serbe ka thënë se rruga e shtetit serb drejt Bashkimit Evropian, nuk varet nga Kosova, shkruan Politico.

“Në provesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë dy palët: vendi kandidat dhe BE-ja. Nuk është e drejtë që të futet një palë e tretë në procesin e integrimit evropian, edhe pse Prishtina do të veprojë që të na bllokojë. Megjithatë, reformat dhe kriteret e Kopenhagës, qeverisja e mirë, dhe programi ekonomik janë të rëndësishme, ose të paktën kështu duhet të jetë”, tha Joksimoviq.

Ajo foli edhe për gjendjen e serbëve në Kosovë, ku insistoi në formimin e Asociacionit.

“Kërkesa e qartë është për përparimin e popullit tonë në Kosovë, sidomos detyrimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit”, ka thënë ministrja serbe e integrimeve.

Ajo është shprehur e bindur se deri në vitin 2021 Serbia do të jetë anëtar i BE-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat