(E plotësuar) - Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie të martën është takuar me presidentin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Takimi ka zgjatur për më se një orë dhe është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e AKR-së.
Pas takimit, ambasadori Delawie ka folur shumë shkurt për media, duke thënë se do t’i takojë të gjithë.
Delawie: Do t’i takojmë të gjithë
"Më falni, do t'i takojmë të gjithë", tha diplomati amerikan.
Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli nuk doli fare nga zyra. Zyrtarë të AKR-së thanë se kreu i kësaj partie nuk do të prononcohet për media.
Ambasadori Delawie të hënën ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi Delawie-Pacolli me dyer të mbyllura
Ka nisur takimi në mesditë ndërmjet ambasadorit të SHBA në Prishtinë Greg Delawie dhe presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli.
Takimi është duke u zhvilluar në selinë e AKR-së dhe është i mbyllur për mediat.
Greg Delawie në takim me Pacollin
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, do të takohet sot në ora 11 me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Nuk është raportuar për arsyet e këtij takimi, por Delawie dje ishte takuar edhe me kandidatin për Kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.
Pas takimit as Delawie as Haradinaj nuk janë prononcuar për media.