I arrestuari për mosdhënien e ndihmës shofer i kamionit

Lajme

I arrestuari për mosdhënien e ndihmës shofer i kamionit

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 12:13
Pamje nga ngjarje

Njëri nga dy të arrestuarit në Gjilan për mosdhënien e ndihmës të moshuarit i cili vdiq në rrugët e këtij qyteti është shoferi i njërës prej kamionëve.

Prokurori i rastit Agron Uka i ka thënë KALLXO.com se i arrestuari është njëri prej shoferëve të kamionëve i cili shihet në video tek kalon afër viktimës.

Gjatë ditës prokuroria e Gjilanit ka urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar për mosdhënien e ndihmës një të moshuari i cili vdiq skaj rrugës pa iu dhënë ndihma.

Ngjarja ishte shndërruar në temë diskutimi pasi ishte publikuar video e kamerave të sigurisë ku shiheshin qytetarët duke kaluar skaj viktimës por pa i ofruar ndihmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat