Selmanaj: PDK nuk mund t’i duronte sukseset e Isa Mustafës

Lajme

Selmanaj: PDK nuk mund t’i duronte sukseset e Isa Mustafës

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 22:44
Driton Selmanaj

“Nuk ishte aspak e vështirë për ju ta votoni Isa Mustafën për kryeministër, sa ishte për ne votimi i Kadri Veselit si kryeparlamentar”.

Kështu u shpreh deputeti Driton Selmanaj në Rubikon të KTV-së duke iu referuar deklaratave të Blerta Deliut nga PDK e cila tha se ishte proces i vështirë për ta votimi i Isa Mustafës.

E kjo sipas saj u bë për të mirën e institucioneve. Ndërsa, sipas Selmanajt, LDK ndër vite ka treguar për qëndrueshmërinë e tyre karshi marrëveshjes, duke iu referuar edhe Bajram Kosumit e Agim Çekut.

“Të provojmë të ndërtojmë institucione të qëndrueshme sepse sifdat që po na presin janë shumë më të mëdha se teket”, ka thënë Selmanaj.

Tutje ai ka thënë se PDK votoi për mocion e rrëzimit të qeverisë “E keqja e këtij vendi është një PDK e tillë”, ka thënë ai.

Paraparkisht një debat të ashpër për “kontrabandimin” e deputetëve e zhvilluan edhe Blerta Deliu e Donika Kadaj- Bujupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat