Gjest heroik i të pranishmëve në plazh, bëhen zinxhir për të shpëtuar një familje që rrezikonte të mbytej në det

Lajme

Gjest heroik i të pranishmëve në plazh, bëhen zinxhir për të shpëtuar një familje që rrezikonte të mbytej në det

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:57
Pamje nga video

Disa plazhistë guximtarë në Florida u hodhën në aksion duke formuar një ‘zinxhir njerëzor’ prej 80 personash për të shpëtuar një familje nga një turbulencë e ujit.

Roberta Uesrey, 34 vjeç, sapo kishte dalë nga deti kur pa që dy djemtë e saj Stephen dhe Nohan, nuk ishin shumë larg nga bregu, por filluan të bërtisnin duke kërkuar ndihmë.

“Ata bërtisnin e qanin pasi kishin ngecur në rrymën e krijuar nga turbulenca e detit dhe nuk dilnin dot prej aty”, tregoi Uesrey.

Edhe pse shkuan të gjithë familjarët për të shpëtuar fëmijët, përcjell bw, presioni i ujit ishte shumë i fortë dhe kështu ishte e pamundur.

“Sinqerisht mendova se e humba familjen atë ditë,” tha Ursey. Por për fat të mirë të pranishmit në plazh pasi panë çfarë po ndodhte u bënë litar me njëri tjetrin duke u kapur prej duarsh dhe formuan një zinxhir nga bregu deri në pjesën ku uji kishte turbulenca.

Zinxhiri i krijuar njerëzor arriti një gjatësi më shumë se 100 metra dhe kështu u bë i mundur, edhe pse me shumë vështirësi, nxjerrja e familjes Ursey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat