Thirrja për sulm terrorist ndaj Kosovës përfundon me 10 muaj burgim

Lajme

Thirrja për sulm terrorist ndaj Kosovës përfundon me 10 muaj burgim

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:27
Rakip Avdyli

Me dhjetë muaj burgim ka përfunduar njëri nga rastet e mëdha të terrorizmit gjatë këtij vit. I arrestuar në mes të prillit 2017 Rakip Avdyli është dënuar me dhjetë muaj burgim nga Gjykata e Pejës pas një procesi të shpejtë gjyqësor.

Avdyli, i cili u arrestuan në prill të 2017-ës akuzohej se nëpërmjet rrjeteve sociale bëri thirrje për xhihad në Kosovë. Më pak se tre muaj pas arrestimit Avdyli ka shprehur keqardhjen e tij në Gjykatën e Pejës duke pretenduar se nuk dinte për pasojat e veprimeve të tij.

Burri me mjekër sipas vendimit të Gjykatës së Pejës për veprimet e tij do qëndrojë për 10 muaj në burg, ndërsa do paguajë 100 euro për shpenzimet e gjykatës.

Në seancën e cila është mbajtur pak orë para shpalljes së vendimit të gjykatës, Avdyli fajësinë e pranoi pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja, Merita Bina-Rugova dhe  pas konsultimit me avokatin e tij mbrojtës, Sefer Morina.

“Po, e pranoj veprën, po nuk e kam bërë me qëllim. E kam kuptuar që është ndesh me ligjin kur jam arrestuar, edhe jam penduar për veprën”, tha i akuzuari.

Sipas aktakuzës, Rakip Abdyli si përkrahës i organizatës terroriste “ISIS” për disa muaj përmes internetit ka bërë thirrje që në emër të xhihadit të kryhen sulme terroriste, kundër Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave ndërkombëtare, raporton kallxo.com.

Prokurorja Merita Bina- Rugova gjatë leximit të aktakuzës tregoi se çfarë ka thënë Avdyli në një incizim me titullin “Në Tokën e Shqiponjave do të Vijë Hilafeti”.

Në këtë incizim, sipas prokurores  Avdyli bën thirrje për sulme vetjake e në grupe, duke kërkuar të kapen armët për të sulmuar qeverinë dhe ambasadat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat