Gashi: Selimi e Demaku me pika tjera të aktakuzës, për dallim nga Lushtaku

Lajme

Gashi: Selimi e Demaku me pika tjera të aktakuzës, për dallim nga Lushtaku

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 18:20
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi  foli rreth procedurave gjyqësore të cilat po zhvillohen ndaj dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut dhe vendimet që do të merret ndaj tyre.

Avokati Gashi tha se në pritje për vendimin ndaj Sylejman Selimit dhe beson se vendimi do të jetë i njejt si për Sami Lushtakun.

“Ka pasur një ankesë nga ana e prokurorit për Sami Lushtakun, Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun për një pikë të posaçme të akuzës, pastaj gjykata para dy jave ka vendosur instanca e gjykatës supreme të Kosovës e cila në këtë rast i ka shqyrtuar ankesat e mbrojtësve dhe ka vendosur ta aprovoj ankesën e Sami Lushtakut i cili është liruar krejtësisht ngase ka qenë i shpallur fajtor vetëm për atë pikë të aktakuzës. Për Sylejman Selimin jemi ende në pritje të vendimit dhe besoj se vendimi do të jetë i njëjtë”, tha Gashi.

Aktakuza ndaj Sylejman Selimit dhe Jahir Demaku ka edhe pikë të tjera, për dallim nga ish-kryetarit të Skenderajit, Sami Lushtakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat